E thotë eksperti i transferimeve: Interi i bindur që Lautaro do ta nënshkruajë kontratën e re - NACIONALE

E thotë eksperti i transferimeve: Interi i bindur që Lautaro do ta nënshkruajë kontratën e re

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi ende nuk ka arritur një marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re me Lautaro Martinez, por te klubi janë të bindur se ylli argjentinas do ta hedhë të zezën mbi të bardhë, sipas ekspertit të transferimeve, Matteo Moretto.

Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas po kryeson sulmin, me Interin që po lufton për yllin e dytë në fanellë këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë katër asistime në 18 paraqitjet e tij në ligë, duke qenë figura kyçe në skuadrën e Simone Inzaghit.

Kontrata aktuale e Lautaro me Interin skadon në qershor 2026 dhe klubi nuk ka absolutisht asnjë qëllim të humbasë kapitenin e tyre, kështu që bisedimet me agjentin e tij në lidhje me një marrëveshje të re po vazhdojnë ende.

Eksperti italian i transferimeve, Matteo Moretto, për Fabrizio Romano's Daily Briefing tha se te Interi po ndihen jashtëzakonisht optimist në lidhje me negociatat e kontratës me Lautaron, 'të bindur' se ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin në të ardhmen e afërt.

Sulmuesi 26-vjeçar dëshiron të qëndrojë gjithashtu me zikaltrit, kështu që do të duhej diçka domethënëse për të ndryshuar gjërat siç janë.

Lautaro është rritur në një nga sulmuesit më të mirë në futbollin evropian te Interi, duke shënuar 123 gola në 265 ndeshje për klubin.

Lajme të ngjashme