E quajtën “Misstiano Penaldo”, reagon BBC: S’ishte ofenduese, e kemi mbështetur gjithnjë Ronaldon - NACIONALE

E quajtën “Misstiano Penaldo”, reagon BBC: S’ishte ofenduese, e kemi mbështetur gjithnjë Ronaldon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

BBC i është përgjigjur kritikave të shumta për veprimin e bërë ndaj Cristiano Ronaldos, duke deklaruar se nuk ka qenë personale ndaj portugezit, përkundrazi këtë të fundit e kanë mbështetur gjithnjë.

39-vjeçari ishte në lot pasi humbi penalltinë në kohën shtesë gjatë ndeshjes së Portugalisë në 1/16 kundër Sllovenisë të hënën e kaluar.

Gjatë analizës së tyre për humbjen e penalltisë së Ronaldos, BBC e përshkroi incidentin si: "Misstiano Penaldo", gjë që mori kritika të shumta përfshirë edhe ish lojtarët si John Terry, i cili e vlerësoi si “veprim turpi”.

Megjithatë, BBC këmbëngul se analiza ishte "vazhdimisht e respektueshme" ndaj Ronaldos.

Titulli ishte menduar thjesht si një lojë fjalësh, gjë që ne e kemi bërë shumë herë më parë në grafikët e analizës së “Loja e ndeshjes”. Nuk kishte asnjë ofendim ndaj Cristiano Ronaldos.

Në fakt, gjatë gjithë programit ne folëm pozitivisht për Ronaldon në disa raste, duke përfshirë:

1. Në përgatitjen para ndeshjes kur Jose Fonte theksoi përkushtimin e Ronaldos në stërvitje, duke thënë se kjo është arsyeja pse "ai është një nga më të mirët".

2. Në pjesën e parë, Gary Lineker dhe Alan Shearer bënë një analizë të gjatë mbi lëvizjen e Ronaldos, duke e vlerësuar atë si "absolutisht fantastike".

3. Pas goditjes së penalltive, Gary Lineker dhe Alan Shearer të dy iu referuan guximit dhe vetëbesimit të Ronaldos për të ecur përpara dhe për të ekzekutuar një penallti.

“Në asnjë moment ekspertët nuk ishin tepër kritikë ndaj Ronaldos dhe në kontekstin e programit në përgjithësi, toni ishte vazhdimisht respektues ndaj tij”.

“Megjithatë, ne vlerësojmë se disa shikues ishin të pakënaqur me grafikun dhe reagimet i janë përcjellë ekipit të prodhimit për të ndihmuar në informimin e punës së tyre në vazhdim”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lajme të ngjashme