"E preferoj Cristianon", Neville zbulon arsyen pse zgjodhi CR7-në para Leo Messit në debatit e më të mirit në histori
Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville më në fund ka shpjeguar arsyen pse preferon Cristiano Ronaldon para Lionel Messin, në debatit e më të mirit në histori.
Në dy dekadat e fundit, Ronaldo dhe Messi kanë thyer gati çdo rekord të mundur e gjithnjë ka qenë debati se cili është më i miri i historisë, apo përndryshe "GOAT".
Nevilel që luajti me Ronaldon për gjashtë sezone në "Old Trafford" mes viteve 2003-2009 për "CBS Sports Golazo" ka treguar se preferon portugezin shkaku që e ka pasur bashkëlojtar.
"Mendoj se bashkë me Cristianon, ai (Messi) janë lojtarët më të mirë në histori. Shumë njerëz e preferojnë Messin. Personalisht e preferoj Cristianon sepse kam luajtur me të".
Cristiano shënoi 188 gola dhe dhuroi 43 asistime në 292 ndeshje gjatë sezonit të parë me Manchester Unitedin, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën tre herë duke luajtur pranë Neville.
Dyshja mund të bëhen rivalë sërish verën tjetër nëse Lionel Messi vendos ta pranojë ofertën e çmendur prej 400 milionë eurove nga Al-Hilal, gjithnjë nëse CR7 nuk largohet nga Al Nassr.
Neville përpos kësaj edhe zgjodhi 11-shen më të mirë në histori të Manchester Unitedit, ku Ronaldo gjithashtu ishte aty.
Sipas tij, kjo është 11-shja më e mirë ndonjëherë: Schmeichel; Evra, Vidic, Ferdinand, Irwin; Beckham, Keane, Scholes, Giggs; Rooney, Ronaldo.
"2007 to 2010 I've never seen anything like it...everything was like perfection watching Manchester United."@GNev2 picks his Teammate Best XI 🌟 pic.twitter.com/HidDHCDfIB
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) May 12, 2023