E papritur, tenisti numër një në botë tërhiqet nga Lojërat Olimpike - NACIONALE

E papritur, tenisti numër një në botë tërhiqet nga Lojërat Olimpike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Numri një në botë Jannik Sinner ka njoftuar tifozët se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris shkaku i një gripi.

Përmes një komunikate zyrtare në “twitter”, Sinner befasoi të gjithë duke informuar tifozët se nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Jam i trishtuar t’ju informoj se fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Pas një jave të mirë stërvitjeje në fushën me dhe, fillova të ndihesha keq. Kam kaluar disa ditë duke pushuar dhe kur shkova për një kontroll, mjeku zbuloi që kisha infeksion të bajameve dhe më këshilloi fuqimisht që të mos luaja.

Mospjesëmarrja në Lojërat është një zhgënjim i madh sepse ishte një nga objektivat e mia kryesore këtë sezon. Isha i entuziazmuar për nderin e përfaqësimit të vendit tim në këtë ngjarje shumë të rëndësishme.

Fat të mbarë për të gjithë atletët italianë që do t’i mbështes nga shtëpia”, shkroi ai.

Fatkeqësisht, tani tenisti Novak Djokovic vlerësohet si favoriti për ta fituar këtë turne, ku do të ketë edhe një short më të favorshëm.

Lajme të ngjashme