E papritur, Raphael Varane arrin marrëveshje me skuadrën e sapo promovuar në Serie A
Mbrojtësi francez Raphael Varane në edicionin 2024/25 do të luajë te skuadra e sapo promovuar në Serie A, Como.
Como ka kompletuar marrëveshjen me ish yllin e Real Madridit, i cili do të nënshkruajë për dy vite, me opsion vazhdimi për një tjetër.
Rolin kyç në transferimin e Varanes e luajti trajneri Cesc Fabregas, i cili është duke punuar shumë edhe për të marrë edhe disa emra të mëdhenj.
“Raphael Varane te Como, e kryer! Dokumentet gati dhe pritet nënshkrimi”.
“Ish qendërmbrojtësi i Real Madridit dhe Man Unitedit do të luajë në Serie A nën urdhrat e Cesc Fabregasit”.
“Varane do të nënshkruajë për dy vite deri në qershorin e 2026 + opsioni për vazhdimi deri më 2027”, shkroi ndër të tjera ai.
🚨🔵 Raphael Varane to Como, here we go! Documents ready and set to be signed.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 21, 2024
Former Real Madrid and Man United CB will play in Serie A under Cesc Fabregas as manager.
Understand Varane will sign two year deal until June 2026 + option until 2027.
Exclusive story, confirmed. pic.twitter.com/ulfJ2pIuXS
Përndryshe, Como tani është fokusuar në afrimin e mesfushorit Arthur Melo nga Juventusi.