E papritur, Liverpool pranë transferimit të mesfushorit së Bayern Munichut - NACIONALE

E papritur, Liverpool pranë transferimit të mesfushorit së Bayern Munichut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool është pranë marrëveshjes për të nënshkruar me mesfushorin e Bayern Munichut, Ryan Gravenberch, raporton kështu se paku "Todo Fichajes".

20-vjeçari iu bashkua skuadrës gjermane në një marrëveshje 25 milionë funtesh, por ka dështuar ta gjejë vendin në formacionin bazë të Julian Nagelsmann.

Raporti i mediumit të lartpërmendur thotë se Liverpool është pranë marrëveshjes me mesfushorin dhe ndodhen në negociata të avancuara me gjigantin gjerman.

"Reds" në verë do të humbasin mesfushorët si Alex Oxlade-Chamberlain, Naby Keita dhe James Milner, prandaj trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar përforcime në mesfushë.

Duke marrë parasysh edhe formën jo të mirë të Jordan Henderson dhe Fabinhos, Gravenberch ndoshta nuk do ta ketë të vështirë të fitojë vendin si titullar në pozitën e mesfushorit me tipare defensive.

20-vjeçari në të kaluarën ka konfirmuar se është i hapur që të luajë në Premierligë, me Klopp që mund t'i ndihmojë të rigjejë formën.

Në anën tjetër, Bayern Munich nuk do të mund të fitojë shumë para nga shitja e tij shkaku i situatës në klub, gjë që do t'iu konvenojë edhe më shumë skuadrës angleze.

Liverpool është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe këtë edicion synon të zërë pozitën në top katërshe.

Lajme të ngjashme