E papritur, Inter synon ish yllin e Milanit për ta zëvendësuar Lukakun
Inter është duke konsideruar një lëvizje për sulmuesin e Chelseas, Pierre-Emerick Aubameyang.
Skuadra italiane pritet të përforcohet në sulm, me Romelu Lukakun që do të rikthehet në "Stamford Bridge" pasi "Neurazzurët" kanë vendosur të mos e aktivizojnë klauzolën e blerjes.
Sipas "Gazzetta dello Sport", Aubemayang është futbollisti që po vëzhgohet nga Interi për ta zëvendësuar belgun.
Aubameyang e nisi karrierën te rivali i Interit, AC Milan, sidoqoftë nuk bëri asnjë paraqitje zyrtare për ta.
Ish përfaqësuesi i Gabonit iu bashkua Chelseas shtatorin e kaluar, por koha në "Stamford Bridge" s'ka ecur aspak sipas planit.
Aubameyang ka shënuar vetëm një gol në 12 paraqitje dhe që kur Graham Potter mori pozitën e trajnerit, ai ka vuajtur për minuta.
33-vjeçari mund të jetë i lirë në afatin e ri veror me Chelsean që po konsiderojnë t'ia ndërpresin kontratën.
"Blutë" kanë mbetur të zemëruar me lojtarin që udhëtoi për në "Camp Nou" duke e mbështetur Barcelonën ndaj Real Madridit/