E papritur, drejtori i Arsenalit drejt largimit shokues - NACIONALE

E papritur, drejtori i Arsenalit drejt largimit shokues

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori sportiv i Arsenalit Edu, i cili ka luajtur rol kyç në transferimet e fundit do të largohet nga skuadra londineze brenda një kohe të shkurtër.

Braziliani është pjesë e Arsenalti që nga viti 2019 dhe ka punuar së fundmi intensivisht me trajnerin Mikel Arteta, duke ia plotësuar të gjitha dëshirat për transferimet që kërkoi tekniku spanjoll, si dhe iu ka treguar “derën” lojtarëve të padëshiruar.

Ai vlerësohet gjerësisht se ka luajtur një rol integral në ringjalljen e Arsenalit në pretendentë të rregullt për titull, por “Mail Sport” raporton se 46-vjeçari ka vendosur të largohet nga pozicioni i tij.

Arsyeja e largimit të tij është e paqartë, si dhe afati kohor i largimit, por theksohet se është Edu ai që ka marrë vendimin për t'u larguar nga “Emirates Stadium”, në vend që Arsenali të ndërpresë lidhjet.

Raportohet se ka pasur një riorganizim të sallës së bordit në Arsenal, i cili mund të ketë ndryshuar përgjegjësitë e Edu, megjithëse ideja e një lufte për pushtet përshkruhet si "shumë e thjeshtë".

Që kur u bë drejtor sportiv në nëntor 2022, Arsenali ka rrëmbyer lojtarë si Declan Rice, Kai Havertz dhe David Raya, ndërsa ai ishte gjithashtu vendimtar gjatë postit të tij të mëparshëm si drejtor teknik.

Lajme të ngjashme