E papritur, Danilo e preferon Flamengon para Napolit - NACIONALE

E papritur, Danilo e preferon Flamengon para Napolit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Danilo duket se ka vendosur të kthehet në shtëpi, ku preferon Flamengon para Napolit.

Ish kapiteni i Juventusit është njoftuar se nuk është në planet e Thiago Mottas, kurse kanë nisur negociatat me skuadrën italiane për ta ndërprerë kontratën.

Juventusi është i gatshëm t’ia mundësojë ndërprerjen e bashkëpunimit, kësisoj braziliani do të jetë agjent i lirë për të arritur marrëveshje me cilindo klub që dëshiron.

Napoli ishte ndër skuadrat më të interesuara për Danilon, ku Antonio Conte e shihte lojtarin si zëvendësuesi adekuat për të lënduarin Alessandro Boungiorno.

Sidoqoftë, “Sky Sport Italia” raporton se Danilo ka zgjedhur të rikthehet në shtëpi te Flamengo dhe po diskuton detajet finale të këtij transferimi.

Vendimi ka qenë personal për futbollistin, me 33-vjeçarin që do të rikthehet në Amerikën Jugore për herë të parë që nga viti 2011.

Kujtojmë, Danilo u largua nga Santos për t’iu bashkuar Portos atë vit, pastaj e vazhdoi karrierën te Real Madridi, Manchester City dhe që nga 2019 është pjesë e “Bianconerëve”.

Lajme të ngjashme