“E pabesueshme” – Welbeck përlotet nga videoja e lamtumirës së Hendersonit
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Danny Welbeck, u emocionua teksa po e shikonte videon e lamtumirës së Jordan Henderson për Liverpoolin.
Welbeck, i cili luajti shtatë vjet së bashku me Henderson në kombëtaren angleze, u përlot pasi pa mesazhin e lamtumirës të kapitenit të Liverpoolit. Mesfushori postoi një video në Instagram menjëherë pasi vulosi një transferim te skuadra e Ligës Pro Saudite, Al Ettifaq, në Lindjen e Mesme.
Videoja prekëse e lamtumirës e la Welbeckun të përlotur teksa shkruante në postimin e Hendersonit, "E pabesueshme vëlla. Madje i solli lot një njeriu të Manchester Unitedit."

Henderson ndau rrugët me Liverpoolin duke i dhënë fund qëndrimit 12-vjeçar në Merseyside pasi iu bashkua Al Ettifaq në një marrëveshje me vlerë prej 14 milionë eurove plus shtesa deri në vitin 2026. Reprezentuesi anglez me kontratën e re në Lindjen e Mesme ka për të fituar 700,000 £ në javë, shumë e çmendur që tani po iu mundësohet shumë yjeve që po transferohen në Arabinë Saudite.
