E pabesueshme, por e vërtetë: Tottenhami e fiton një trofe
Ani pse nga shumë tifozë mund të jetë edhe e pabesueshme, Tottenham ka arritur të fitojë trofeun e “Tiger Cup”.
Spurs fituan me rezultat të thellë 1:5 ndaj Lion City, për ta shtuar një trofe në kabinetin e tyre.
Vendasit fillimisht kishin kaluar në epërsi me anë të Anuar pas vetëm 14 minutave, me Tottenhamin që e barazoi rezultatin përmes Harry Kane në kohën shtesë (45+4’).
Pas kësaj, i inkuadruari Richarlison kompletoi het-trikun (48’, 52’, 90+1’), derisa me një gol kontribuoi edhe Lo Celso (73’).
🚨 BREAKING: Tottenham have won a trophy: the Tiger Cup! 🏆
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) July 26, 2023
Richarlison even scored a hat-trick after coming on at halftime. 🎩🇧🇷 pic.twitter.com/xRJwyEPNO0
Falë kësaj fitore, klubi anglez fitoi trofeun e “Tiger Cup”, që mund ta shtojnë në kabinetin, që është përdorur vetëm nga pastruesit për ta lënë të pastër për ndonjë “mrekulli”.
Tottenham është përforcuar në këtë afat veror dhe me trajnerin e ri synon t’i japin fund këtij rekordi të zi pa trofe zyrtar.
Kujtojmë, Spurs ishin pranë ta fitonin Premierligën para disa viteve, duke e humbur në xhiron e fundit nga Leicester City, si dhe Ligën e Kampioënve por që u mposhten nga Liverpooli.