“E mrekullueshme”, Mallorca ia dhuron Vedat Muriqit fanellën e veçantë që ia prodhoi Liria e Prizrenit
Sulmuesi Vedat Muriqi ka mbetur i mahnitur me fanellën e veçantë që Liria e Prizrenit ia bëri dhuratë, të cilën ia dha vetë klubi i Mallorcas.
Skuadra spanjolle ka publikuar një video të Muriqit, i cili ka mbetur i befasuar me fanellën që mori nga ish skuadra.
Ndër të tjera, Muriqi pyetet edhe për Lirinë e Prizrenit, ku tregon se ende i mban mend paraqitjet që ka bërë në atë fanellë.
“Shumë e bukur. E kam parë vetëm në foto. Ende nuk e kam marrë, nga e morët ju para meje? Shumë e mirë”.
“Historia e Lirisë? Është klubi ku mora hapat e parë në karrierë. Kur e shoh më kujtohen ato ditë që kalova në luftë dhe që ishte shumë vështirë për të arritur këtu. Tani që e shoh, është kënaqësi dhe krenari për mua që klubi ku u rrita ka prodhuar një fanellë të veçantë për mua”.
“Është e mrekullueshme. Ata nuk më thanë asgjë. Presidenti përndryshe është mik i imi, por nuk më tha se kishin ndonjë ide ose që do të bënin diçka të tillë. Edhe kur e pashë... është shumë e mirë. Nuk e di çfarë mendoni ju?”.
“Do ta shes për 400 euro...”, ndër të tjera Muriqi bën shaka me një bashkëlojtar.
El pirata ha recibido una sorpresa muy especial 🏴☠️
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) August 15, 2024
El FC Liria preparó una camiseta conmemorativa para Vedat Muriqi. pic.twitter.com/Yg8Yee9oBF