E kryer, Xavi Simons rikthehet te RB Leipzigu - NACIONALE

E kryer, Xavi Simons rikthehet te RB Leipzigu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Xavi Simons është pajtuar për t’u kthyer te RB Leipzigu në formë huazimi, pavarësisht se po ëndërronte kalimin te Bayern Munich.

Holandezi ia ka bërë të qartë PSG-së se nuk dëshiron të luajë më për ta, ndërsa këtë verë u kërkua me ngulm nga Leipzigu e Bayerni.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Simons do të rikthehet te Leipzigu në formë huazimi, por që nuk ekziston ndonjë klauzolë blerje në fundin e sezonit.

“Xavi Simons te RB Leipzig nga PSG-ja, e kryer. Testet mjekësore janë caktuar për javën e ardhshme”.

Simons gjithashtu e ka informuar Bayernin në orët e fundit, ai do të rikthehet te Leipzigu, pavarësisht thirrjeve nga skuadrat e Premierligës së fundmi”.

Do të jetë formë huazimi, nuk ka klauzolë blerje”, shkroi ai.

Ndërkohë, PSG-ja po ëndërronte ta mbante Simons, ndërsa do të tentojë ta bind për të qëndruar në “Parkun e Princave” në sezonin e ardhshëm.

Simons mahniti të gjithë me paraqitje fantastike që bëri me Holandën në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Lajme të ngjashme