E kryer, Sergino Dest do të bëhet futbollisti më i ri i AC Milanit - NACIONALE

E kryer, Sergino Dest do të bëhet futbollisti më i ri i AC Milanit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Barcelona më në fund ka gjetur blerës për Sergino Dest. Amerikani do t'i bashkohet AC Milanit në formë huazimi, të cilët do të kenë të drejtën e blerjes.

Marrëveshja e plotë mes dy klubeve është arritur, derisa edhe vetë futbollisti ka pranuar të luajë për gjigantin italian.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se do të jetë huazim me opsion blerje prej 20 milionë eurove dhe në rast që Milan e aktivizon, Dest do të nënshkruajë deri më 2027.

"Sergino Dest te AC Milan, e kryer dhe e konfirmuar. Marrëveshje e plotë, huazim me opsion blerje për 20 milionë euro jo e obligueshme. Dest do të nënshkruajë deri më 2027, një vit huazim plus opsion për marrëveshje për katër vite", shkroi ai.

Ndërkohë, Dest tashmë është nisur për në Milano, ku pritet të aterojë për disa orë për të kompletuar testet mjekësore.

Pas vetëm një viti largohet nga Barcelona

Sergino Dest nuk është që kishte ndonjë rol të madh te Barcelona. 21-vjecari u transferua nga Ajax për 21 milionë euro në verën e vitit 2020, por nuk është që zhvilloi shumë ndeshje, derisa Xavi Hernandez qysh nga fillimi i tregoi se nuk e sheh në plane.

Ai deri vonë ishte i lidhur me një kalim te Manchester United, por meqenëse Aaron Wan-Bissaka nuk u largua nga klubi anglez, një marrëveshje e tillë dështoi edhe pse Ten Hag kishte dhënë "dritën e gjelbër".

Pas largimit të Dest, a do të transferojë Barcelona mbrojtës të krahut të djathtë?

Katalunasit me shumë gjasë në ditën e fundit të afatit kalimtar pritet të përforcohet në këtë pozitë. Blaugranasit kanë disa opsione si Thomas Meunier, Hector Bellerin dhe talenti i La Galaxy, Julian Araujo.

Të gjithë lojtarët janë të hapur për kalimin në “Camp Nou”, me Bellerin që ka refuzuar disa oferta duke pritur katalunasit. Meunier është i hapur, por një marrëveshje e tillë zor të ndodh shkaku që Dortmund do të kërkojë një vlerë të lartë.

Kurse, sa i përket Araujo ende s’ka ndonjë marrëveshje me klubin amerikan, por që mund të arrihet pasi që Barcelona e lejoi kalimin e Riqui Puig te La Galaxy, gjë që ka ndikuar në raporte të mira.

Lajme të ngjashme