E kryer, PSG arrin marrëveshje me Benfican për Joao Neves - NACIONALE

E kryer, PSG arrin marrëveshje me Benfican për Joao Neves

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka bërë një lëvizje fantastike, duke arritur marrëveshje për mesfushorin Joao Neves.

Klubi francez do të nënshkruajë me portugezin, për 60 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.

Kjo padyshim është një marrëveshje fantastike nga PSG-ja, duke marrë parasysh se Benfica deri vonë kërkonte 120 milionë euro për lojtarin, pra aq sa ishte klauzola e lirimit.

“PSG arrin marrëveshje për të nënshkruar me Jooa Neves nga Benfica”.

“Benfica do të pranojë 60 milionë euro, 10 milionë euro bonuse dhe Renato Sanches do të rikthehet te Benfica në formë huazimi për një vit”.

“Joao do të udhëtojë te Paris, për të nënshkruar kontratë afatgjatë këtë javë, me Luis Campos që i ka prezantuar projektin dhe Neves i ka thënë po që sa javë, ngase është i lumtur me planet dhe idetë e Luis Enrique”, shkroi ndër të tjera gazetari Fabrizio Romano.

Ndërkohë, PSG tani do të tentojë afrimin e Joshua Kimmich nga Bayern Munich, ani pse aktualisht s’ka asgjë konkrete.

Lajme të ngjashme