E kryer, Palhinha kalon te Bayerni - NACIONALE

E kryer, Palhinha kalon te Bayerni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Joao Palhinha ka kompletuar kalimin te Bayern Munich nga Fulhami, ku peng ka mbetur vetëm zyrtarizimi, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Gjiganti gjerman do të paguajë 50 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për të nënshkruar me portugezin.

Bayerni ishte pranë për ta transferuar Palhinhan edhe verën e kaluar, megjithatë marrëveshja dështoi shkaku që Fulham nuk gjeti zëvendësues.

Tani, gjithçka është kompletuar me Palhinhan që do të nënshkruajë kontratë deri më 2028.

“Joao Palhinha te Bayern, e kryer. Marrëveshja aprovohet për vlerën e 50 milionë eurove plus 5 milionë bonuse”.

“Palhinha do të nënshkruajë deri më 2028 te Bayerni, ai ka shtyrë që ta kompletojë këtë transferim për javë. Testet mjekësore do të kryhen pastaj nënshkruhet kontrata”, shkroi ndër të tjera Romano.

Bayern Munich tani do të fokusohet në shitjen e Matthijs de Ligt, ngase janë afër transferimit të Jonathan Tah.

Lajme të ngjashme