E kryer, Marcus Rashford do t’i bashkohet Aston Villas
Sulmuesi Marcus Rashford është gati të bëhet me skuadër të re, meqenëse ka arritur marrëveshje me Aston Villan.
Ylli anglez do t’i bashkohet skuadrës së Unai Emery në formë huazimi për gjashtë muaj, me opsion blerje në fundin e edicionit.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ku Villa do të paguajë 70 për qind të pagës së lojtarit.
“Marcus Rashford te Aston Villa, e kryer. Marrëveshje për huazim, ku mbi 70 për qind e pagës do të mbulohet nga Villa”.
“Opsioni i blerjes vlen 40 milionë funte, ndërsa në kontratë është futur edhe një marrëveshje potenciale trevjeçare e gjysmë”.
“Testet mjekësore janë vendosur për sot”, shkroi ndër të tjera italiani.
🚨🟣🔵 Marcus Rashford to Aston Villa, here we go!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 2, 2025
Agreement in place on loan deal with over 70% salary covered by Villa.
Buy option clause worth £40m also included in contract with potential three year and half deal to follow.
Medical booked today. pic.twitter.com/3z5EogHyPs
Rashford s’është ftuar fare nga Ruben Amorim në shtatë ndeshjet e fundit të Unitedit, kurse ishte në negociata me disa klube të mëdha si Barcelona e AC Milan për një largim të mundshëm nga “Old Trafford”.
Por, pasi dështuan këto pista – Rashfordi do të vazhdojë në Premierligë me shpresën ta gjejë formën e duhur nën urdhrat e Emery.