E kryer, Marcel Sabitzer lë Bayernin për Dortmundin
Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje për mesfushorin Marcel Sabitzer.
Pas një gjysmë sezoni te kaluar te Man Unitedi, Sabitzer u rikthye te Bayern Munich por nuk do të qëndrojë gjatë pasi do t’i bashkohet rivalit.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, Bayern Munich dhe Dortmund kanë arritur marrëveshje për shërbimet e austriakut në një marrëveshje 19 milionë euro, ku përfshihen edhe bonuset.
Sabitzer pritet që këtë javë t’i kryejë testet mjekësore pastaj edhe të nënshkruajë kontratë afatgjate.
Marcel Sabitzer to Borussia Dortmund from Bayern, here we go! 🟡⚫️ #BVB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 24, 2023
€19m package agreed, add-ons also included. Long term deal ready — to be signed later this week if all goes to plan.
Man United decided against his return weeks ago. BVB, on it as @Plettigoal called. pic.twitter.com/RgbgmVlqSe
Austriaku kuptohet preferonte një rikthim te Man United, ku kaloi gjashtë muaj të shkëlqyer por kubi anglez vendosi ta refuzojë pasi e blenë Mason Mountin nga Chelsea.
Kësisoj, Sabitzer do t’i bashkohet bashkëlojtarëve në Amerikë, ku po e kryejnë fazën parapërgatitore për edicionin e ardhshëm.