E kryer, Marc Cucurella mund të quhet lojtar i ri i Chelseas - NACIONALE

E kryer, Marc Cucurella mund të quhet lojtar i ri i Chelseas

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea më në fund ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të krahut Marc Cucurella pas marrëveshjes së plotë me Brightonin.

Cucurella që deri vonë ishte ‘shënjestër’ e rivalit Manchester Cityt, në ditët e ardhshme do të nënshkruajë kontratën që e bënë futbollist i “Bluve”.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se marrëveshja e plotë mes dy klubeve për 52.5 milionë funte është arritur për shërbimet e spanjollit.

Përpos kësaj, Brighton do ta blejë Levi Colwill nga Chelsea, por në një tjetër marrëveshje.

“Marc Cucurealla te Chelsea, e kryer. Marrëveshje e plotë mes Chelseas dhe Brighton për më shumë se 50 milionë funte. Levi Colwill do t'i bashkohet Brightonit së shpejti”, shkroi ai.

Detajet e marrëveshjes dhe interesimi i Man Cityt për Cucurellan

Ish mbrojtësi i Barcelonës do të aterojë në Londër të enjten e ardhshme se bashku me agjentët, ku do të kryejë testet mjekësore.

Pas përfundimit të testeve, Cucurella do ta nënshkruajë kontratën që do ta mbajë të lidhur në “Stamford Bridge”, për se paku deri në qershorin e vitit 2028, gjithnjë sipas raportimeve të Romanos.

Një muaj më parë, shumë tifozë mund të kenë menduar se spanjolli do t’i bashkohej Manchester Cityt nën urdhrat e Pep Guardiolas.

“Qytetarët” treguan interesim të madh për lojtarin, sidomos tekniku spanjoll, por që marrëveshja nuk u arrit shkaku që nuk u gjend “gjuha e përbashkët” mes klubeve.

Man City ofroi 40 milionë euro për shërbimet e Cucurellas, ofertë që u refuzua nga Brighton, prandaj edhe u larguan nga gara, tek e cila hyri fuqishëm Chelsea duke kompletuar marrëveshjen për 48 orë.

Në fakt, “Blutë” donin të kryhet sa më shpejtë tejet e mundur shkaku që në vikend do të nis edicioni i ri i Premierligës, si dhe Marco Alonso pritet të largohet në javët e ardhshme për kalimin te Barcelona, njësoi si Cesar Azpilicueta.

Lajme të ngjashme