E kryer: Manchester Unitedi arrin marrëveshje me Fiorentinën për yllin maroken
Burime të shumta raportojnë se Manchester Unitedi ka finalizuar tashmë transferimin e Sofyan Amrabat nga Fiorentina, në formë huazimi me një opsion blerje në fund të sezonit.
Fabrizio Romano dhe Sky Sport Italia raportojnë se kalimi i Amrabat nga Manchester United te Fiorentina është një punë e përfunduar.
Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë të re, të përmirësuar për marokenin, e cila është pranuar nga Fiorentina.

Sipas Sky Sport Italia, toskanët do të marrin 10 milionë euro për huazimin e lojtarit, ndërsa opsioni i Manchester United për të blerë është vendosur në 20 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa.
Athletic raportoi më herët sot se drejtori i negociatave të futbollit të Manchester United, Matt Hargreaves kishte fluturuar në Itali me shpresën për të mbyllur marrëveshjen me toskanët.
Sofyan Amrabat to Manchester United, here we go! Agreement in place — more to follow 🚨🔴 #MUFC pic.twitter.com/xWx2g5kodx
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 1, 2023
Sipas Sky Sport Italia, Fiorentina ka identifikuar Maxime Lopez si zëvendësues të Amrabat. Francezi pritet t'i bashkohet Violës nga Sassuolo sot.
Kjo do të thotë se Fiorentina ka të ngjarë të heqë dorë nga Diego Demme të Napolit, i cili doli si një përforcim i mundshëm nëse Amrabat do të kishte shkuar në Old Trafford.
