E kryer, Man Utd arrin marrëveshje për Patrick Dorgu - NACIONALE

E kryer, Man Utd arrin marrëveshje për Patrick Dorgu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin Patrick Dorgu nga Lecce.

Pas disa ditëve negociata, si dhe një ofertë të refuzuar nga klubi italian, dy skuadrat gjetën “gjuhën e përbashkët”.

Man Unitedi do të paguajë 30 milionë euro për kartonin e danezit, si dhe pesë milionë euro bonuse.

“E kryer, Manchester United arrin marrëveshje verbale për të nënshkruar me Patrick Dorgu. Dokumentet do të shikohen në 24 orët e ardhshme pastaj marrëveshja do të mbyllet me hapat zyrtar”.

Çmimi do të jetë 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, që nuk janë të garantuara”.

Marrëveshja afatgjatë me lojtarin tashmë është arritur ditë më parë”, shkroi ndër të tjera gazetari Fabrizio Romano.

Dorgu mund të luajë në pozitën e mbrojtësit të krahut, ashtu siç kërkon Ruben Amorim, që preferon sistemin 3-4-3.

Lajme të ngjashme