E kryer, Man City përforcohet me Nico Gonzalez
Manchester City e ka kompletuar marrëveshjen për mesfushorin Nico Gonzalez.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se skuadra angleze do të paguajë 60 milionë euro, pra aq sa i kushtonte klauzola e lirimit.
“Nico Gonzalez te Manchester City, e kryer”.
“Mesfushor i ri për Pep Guardiolan me Man Cityn që do të paguajë vlerën e njëjtë si klauzola e lirimit, pra 60 milionë euro në struktura të ndryshme”.
“Nico, do të lejohet të udhëtojë për testet mjekësore dhe që të nënshkruajë kontratën së shpejti”, shkroi italiani.
🚨🔵 EXCLUSIVE: Nico González to Manchester City, here we go! 💣
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 3, 2025
New midfielder for Pep Guardiola as Man City will pay same amount as release clause worth €60m with different structure.
Nico, allowed to travel for medical and contract signing soon.
Exclusive story, confirmed. pic.twitter.com/bLcpUof9Tq
Porto po refuzonte ta shiste lojtarin, megjithatë meqenëse City ishte gati ta paguante tërë klauzolën e lirimit atëherë situata ndryshoi.
Skuadra angleze është përforcuar këtë afat kalimtar dimëror shkaku i lëndimeve të shumta, si dhe formës se dobët që po kalon – ku të dielën pësoi humbje 5:1 nga rivali Arsenal.
Përndryshe, Cityn e pret një përballje e vështirë edhe në play-offin e Ligës së Kampionëve – ku kanë punë me Real Madridin.