E kryer: Man City arrin marrëveshje me Rennes për Jeremy Dokun - NACIONALE

E kryer: Man City arrin marrëveshje me Rennes për Jeremy Dokun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka arritur marrëveshje me Rennes për shërbimet e anësorit Jeremy Doku.

Belgu kishte ofertë edhe nga West Ham, por preferoi kalimin te “Qytetarët”, aty ku shihet si zëvendësuesi i Riyad Mahrezit që shkoi në Arabi.

Gazetari italian Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja është kompletuar edhe që Man City do të paguajë 60 milionë euro.

Testet mjekësore do të kryhen këtë javë, derisa marrëveshja personale ishte arritur javë më parë në një kontratë afatgjatë.

Man City deri vonë prioritet e kishte mesfushorin brazilian Lucas Paqueta te West Hamit, por edhe pse u raportua për një marrëveshje të arritur situata ndryshoi për një kohë të shkurtër.

Braziliani u akuzua se ka vënë disa herë baste dhe hetimet janë duke vazhduar, andaj “Qytetarët” preferuan të tërhiqen nga gara dhe të fokusohen te blerja e Dokut.

Man City e ka nisur për mrekulli këtë edicion duke shënuar dy fitore radhazi në Premierligë, ndaj Burnley respektivisht Newcaslte Unitedit.

Përndryshe, City fitoi Superkupën e Evropës mirëpo dështoi ta fitonte Superkupën e Anglisë ku pësoi humbje në penallti nga Arsenali.

Lajme të ngjashme