E kryer, Juve arrin marrëveshje me Chelsean për Renato Veigan - NACIONALE

E kryer, Juve arrin marrëveshje me Chelsean për Renato Veigan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juventusi ka arritur marrëveshje me Chelsean për të huazuar lojtarin Renato Veiga.

“Bianconerët” iu është nevojitur një qendërmbrojtës sidomos pasi dështoi afrimi i Ronald Araujos, ndërsa tashmë marrëveshja është mbyllur me klubin londinez.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se huazimi do të kushtojë 5 milionë euro deri në qershor, por nuk përfshihet ndonjë klauzolë blerje.

“Juventusi arrin marrëveshje me Chelsean për të nënshkruar me Renato Veigan, e kryer”.

“Marrëveshje huazimi për 5 milionë euro deri në qershor, nuk ka opsion blerje – pastaj lojtari do të kthehet te Chelsea për të luajtur në Kupën e Botës për klube”.

Veiga, pritet të luajë si qendërmbrojtës te Juventusi”, shkroi ai ndër të tjera.

Juventusi e kishte prioritet afrimin e Araujos, megjithatë ky i fundit ndryshoi mendje pas disa paraqitjeve me Barcelonën dhe vendosi të rinovojë kontratën.

Opsion tjetër ishte edhe Silva i Benficas, mirëpo skuadra portugeze refuzoi edhe të negocionte.

Lajme të ngjashme