E kryer, Joshua Zirkzee kalon te Man United
Manchester Unitedi e ka kompletuar marrëveshjen me sulmuesin Joshua Zirkzee nga Bologna.
“Djajtë e Kuq” do të paguajnë mbi 40 milionë euro, që është më shumë se klauzola e lirimit shkaku që do ta paguajnë me keste për tre vitet në vijim.
Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se gjithçka është e kryer, me holandezin i cili do të nënshkruajë deri më 2029, me opsion për një tjetër.
“Joshua Zirkzee te Manchester United, e kryer. Manchester United nuk do ta paguajë klauzolën, por do të paguajë pak më shumë se 40 milionë euro me kushte më të mira pagese, në tre vjet”.
“Zirkzee do të nënshkruajë deri në qershorin e 2029 me opsion për një tjetër sezon”, shkroi ndër të tjera.
🚨🔴 EXCLUSIVE: Joshua Zirkzee to Manchester United, here we go!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2024
Man United will NOT trigger the clause but pay slightly above €40m with better payment terms, in three years.
Zirkzee signs until June 2029 with option for further season.
First signing of INEOS new era. 🇳🇱 pic.twitter.com/clTwvvgTC8
Zirkzee do të jetë prurja e parë te drejtuesit e rinj të Man Unitedit, ndërsa Man United tani do të fokusohet në blerjen e holandezit tjetër, Matthijs de Ligt nga Bayern Munich.