E kryer, Isco bëhet me klub të ri – do t’i bashkohet Real Betisit
Mesfushori Isco pas gjashtë muajve si agjent i lirë, ka kompletuar marrëveshjen me klubin spanjoll Real Betis.
Spanjolli tashmë ka kompletuar një pjesë të testeve mjekësore, meqenëse një marrëveshje tashmë është arritur.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se marrëveshja do të vlejë vetëm për një vit, ku ishte kërkuar me ngulm nga trajneri Manuel Pellegrini.
“Isco te Betisi, e kryer! Marrëveshje e arritur për një vit kontratë, kërkohej nga trajneri Manuel Pellegrini”.
“Isco ishte i lirë si agjent i lirë, ai tashmë ka kompletuar një pjesë kryesore të testeve mjekësore si lojtar i Betisit”, shkroi ai.
Isco to Betis, here we go! Agreement in place for one year deal, wanted by the manager Manuel Pellegrini 🟢🇪🇸
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 26, 2023
Isco was available as free agent — he has just completed main part of medical tests as new Betis player. pic.twitter.com/ENbvX0jOmy
Kësisoj, Isco do ta vazhdojë karrierën në La Liga me shpresën që mos t’i shkojë aq keq sa te Sevilla.
Kujtojmë, pas largimit nga Real Madrid – Isco iu bashkua Sevillas por asgjë s’shkoi sipas planit ku edhe u pati probleme me drejtorin sportiv Monzi.
Ai në janarin e kaluar ishte afër t’i bashkohet klubit gjerman Union Berlin, mirëpo marrëveshja dështoi në orët e fundit para se të mbyllet afati dimëror.