E kryer: Hakim Ziyech i bashkohet Ronaldos te Al Nassr - NACIONALE

E kryer: Hakim Ziyech i bashkohet Ronaldos te Al Nassr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli maroken, Hakim Ziyech, do të jetë lojtari më i ri i Al Nassr, kjo pasi klubi i tij aktual Chelsea dhe skuadra nga Arabia Saudite kanë arritur marrëveshje të plotë duke nënshkruar të gjitha dokumentet dhe vetëm testet mjekësore e mbajnë 30-vjeçarin larg zyrtarizimit.

Eksperti i afateve kalimtare, Fabrizio Romano, ka dhënë informacionet e fundit, ku ka treguar se tashmë çdo dokument është nënshkruar dhe po priten vetëm testet mjekësore që Ziyech të jetë ylli i radhës që kalon në Lindjen e Mesme.

30-vjeçari do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos, por skuadra nga Liga Pro Saudite nuk do të ndalet këtu, pasi është shumë pranë që të arrijë marrëveshje me Interin për mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic.

Ziyech që di të luajë edhe si sulmues i djathtë por edhe si mesfushor prapa sulmuesve do të jetë një prurje e madhe për Al Nassr, të cilët dështuan të fitojnë titullin kampion në sezonin që lamë pas.

Marokeni në anën tjetër ishte transferuar te Chelsea tri vite më parë për shumën 40 milionë euro, por që nga atëherë dështoi ta tregonte potencialin e tij, në të shumtën e rasteve nuk ishte as në formacionin bazë të skuadrës.

Kontrata e tij me Al Nassr pritet të jetë trevjeçare, që do të thotë se ai do të qëndrojë në Arabinë Saudite deri në vitin 2026 me një rrogë diku afër 11 milionë euro në sezon.

Lajme të ngjashme