E kryer, Fulham mbyll marrëveshjen për Layvin Kurzawan
Fulham ka kryer marrëveshjen me Paris Saint-German për huazimin e mbrojtësit të krahut, Layvin Kurzawa.
Mediumi britanik "The Athletic" raporton se marrëveshja e plotë është tani plotësisht e kryer.
Ish lojtari i PSG-së do të duhet të garojë me Antonee Robinson për pozitën e titullarit te Fulham, duke ndjekur kalimin e Joe Bryan te Nice në formë huazimi.
Kurzawa iu bashkua PSG-së në vitin 2015 dhe bëri 153 paraqitje për klubin parisien, derisa ka edhe 13 paraqitje për Kombëtaren e Francës.
Tani, kalimi te Fulham i mungon vetëm zyrtarizimi që më shumë gjasë do të bëhet në orët e ardhshme.