E kryer, Christian Pulisic mund të quhet lojtar i AC Milanit
AC Milan ka kompletuar marrëveshjen me Chelsean për shërbimet e sulmuesit Christian Pulisic.
Amerikani do t’i bashkohet skuadrës italiane në një marrëveshje që kushtoi 22 milionë euro plus bonuset.
Pasi hezituan fillimisht, Chelsea vendosi ta ulë çmimin e kërkuar prej 25 milionë euro meqenëse Pulisic bënte presion që t’i bashkohet “Rossonerëve”.
Amerikani pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare që do ta mbajë në “San Siro” deri më 2027.
Një transferim të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari italian Fabrizio Romano, që shkroi se lidhja e shkëlqyer mes klubeve ndihmoi që të gjendet gjuha e përbashkët.
“Christian Pulisic te AC Milan, e kryer! Marrëveshje mes klubeve pasi Chelsea pranoi kushtet në ofertën e fundit”.
“Marrëveshja personale me lojtarin u arrit javë më parë sepse donte vetëm Milanin, duke shtyrë për një aventurë të re”.
Excellent relationship between Chelsea and AC Milan was crucial to get Pulisic deal done today. 🔴⚫️🇺🇸
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2023
Player was pushing since Monday to join Milan, not considering any other club or destination.
Deal worth more €20m with add-ons.
After Loftus-Cheek, Pulisic also done. pic.twitter.com/BenghzPorm
Për Milanin ky do të jetë vetëm nënshkrimi i dytë nga Chelsea, pasi javën e kaluar e blenë edhe Ruben Loftus-Cheek.