E kryer: Chelsea transferon sulmuesin e Villarrealit - NACIONALE

E kryer: Chelsea transferon sulmuesin e Villarrealit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea do ta bëjë zyrtare transferimin e Nicolas Jackson nga Villarreal, pasi raportohet se sulmuesi tashmë ka kaluar suksesshëm testet mjekësore.

22-vjeçari do të bëhet nënshkrimi i parë i klubit që kur Mauricio Pochettino u emërua trajner, pasi The Athletic raporton se ai i është nënshtruar testeve mjekësore në Chelsea. Ai do të ketë një kontratë afatgjate, që do ta mbajë atë në Stamford Bridge deri në vitin 2031.

Reprezentuesi i Senegalit, Jackson do t'i bashkohet ekipit të Premierligës në një marrëveshje me vlerë 37 milionë euro pasi të kaltrit ranë dakord të paguajnë klauzolën e tij të lirimit të vendosur nga klubi spanjoll, duke shtuar dhe dy milionë të tjera.

Nicolas Jackson Villarreal 2022-23

Sulmuesi ka shijuar një sezon mbresëlënës te Villarreal, duke shënuar 13 herë në 38 paraqitje në të gjitha garat për klubin spanjoll. Ardhja e tij ka të ngjarë të bëjë që Kai Havertz të përfundojë një transferim nga Stamford Bridge në Arsenal për rreth 75 milionë euro.

Nicolas Jackson Villarreal 2022-23

Ndërsa skuadra nga Londra përgatitet të konfirmojnë nënshkrimin e Jackson, ata gjithashtu do të shohin Havertz t'i bashkohet Arsenalit dhe Mateo Kovacic të transferohet te Manchester City. Ndërkohë, N'Golo Kante është larguar për në Arabinë Saudite dhe me gjasë do të pasohet nga Hakim Ziyech, Kalidou Koulibaly dhe Edouard Mendy, të gjithë këta pothuajse me marrëveshje të përfunduara me klubet saudite.

Lajme të ngjashme