E kryer, Chelsea kompleton transferimin e talentit brazilian - NACIONALE

E kryer, Chelsea kompleton transferimin e talentit brazilian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me talentin brazilian Andrey Santos nga Vasco da Gama.

18-vjeçari është një ndër talentët më të mirë në Brazil dhe vlerësohet lartë sidomos pasi arriti të hyjë në ekipin e parë të Vascos këtë vit.

Santos ka fituar vëmendjen e disa klubeve të mëdha gjatë muajve të fundit përfshirë Paris Saint-German, Barcelona, Newcastle United dhe Manchester City.

Sidoqoftë, sipas "Globo", Chelsea e ka kompletuar marrëveshjen me Vascon për nënshkrimin e talentit për 20 milionë euro.

Raporti shton se mesfushori tani do të udhëtojë në Londër që t'i kryejë testet mjekësore dhe ta nënshkruajë kontratën.

Santos ka nënshkruar një rinovim të kontratës me Vascos gjatë muajit shtator, që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2027 derisa përfshin një klauzolë lirimi në vlerë 50 milionë euro.

Mediat në Francë gjatë muajit të kaluar raportuan se PSG ka provuar ta kompletojë transferimin e Santos, por mesfushori ishte i bindur që t'i bashkohej Chelsea.

Skuadra e Graham Potter është duke shikuar disa mesfushorë sidomos pasi lojtarëve si Jorginho dhe N'Golo Kante i skadon kontrata në fundin e sezonit.

Santos ka përfaqësuar Brazilin në grupmoshat U16 dhe U20.

Lajme të ngjashme