E kryer, Chelsea arrin marrëveshje verbale për huazimin e Joao Felix - NACIONALE

E kryer, Chelsea arrin marrëveshje verbale për huazimin e Joao Felix

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka arritur marrëveshje verbale për ta huazuar për gjashtë muaj sulmuesin Joao Felix nga Atletico Madridi.

Mediumi i besueshëm anglez "The Athletic" raporton se marrëveshja ende s'është nënshkruar, por skuadra e Premierligës do të paguajë 11 milionë funte, vlerë që është më e ulët sa kërkonte skuadra e La Liga-s në fillim.

Raporti konfirmon interesimin e Manchester Unitedit dhe Arsenalit për portugezin, por lojtari preferoi Chelsean meqenëse i pëlqeu edhe projekti.

Drejtori ekzekutiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin muajin e kaluar kishte bërë të ditur se Felix është i lirë të largohet.

"Është gjëja më e arsyeshme që Felix të largohet. Edhe pse do të doja të qëndronte, kjo nuk është ideja e lojtarit".

Atletico Madrid në të kaluarën kërkoi 21 milionë euro për ta lejuar Felix të largohet, pra 15 milionë euro huazimi plus 6 milionë euro paga e futbollistit për gjashtë muaj.

Portugezi ka shënuar pesë gola dhe dhuruar tre asistime në 20 paraqitje këtë edicion, mirëpo është përdorur në disa formacione nga trajneri Diego Simeone.

Felix ditën e diele ishte titullar në humbjen nga Barcelona, por u zëvendësua pas 73 minutave lojë.

Chelsea ka qenë shumë aktive në afatin kalimtar të janarit duke sjellë David Datro Fofana nga Molde dhe mbrojtësin Benoit Badiashile nga Monaco.

Ndërkohë, "Blutë" kanë arritur marrëveshje edhe për transferimin e Christopher Nkunku nga RB Leipzig për verën e ardhshme.

Lajme të ngjashme