E kryer, Bellerin zyrtarizohet si lojtar i Barçës - NACIONALE

E kryer, Bellerin zyrtarizohet si lojtar i Barçës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hector Bellerin rikthehet në fole, thënë më ndryshe në Barcelonë, aty ku është rritur si njeri dhe futbollist, para se të transferohej në Arsenal në 2011.

Për mbrojtësin 27-vjeç spanjoll Barcelona ka përgatitur një kontratë një-vjeçare, pasi ai gjatë orëve të fundit ka shkëputur marrëdhënien kontraktuale me Arsenalin.

Gjatë edicionit paraprak Bellerin ishte në La Liga, duke luajtur për Betisin në formë huazimi. Tani ai do të jetë pjesë e Barçës për ta kompletuar krahun e djathtë, ku siç dihet para disa javësh është transferuar edhe Kounde.

Lajme të ngjashme