E kryer, Aston Villa e kompleton transferimin e Donyell Malen - NACIONALE

E kryer, Aston Villa e kompleton transferimin e Donyell Malen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aston Villa është përforcuar me shërbimet e sulmuesit Donyell Malen nga Borussia Dortmund.

Qendërsulmuesi që një kohë e ka dëshmuar vetën te skuadra gjermane, ndërsa do të provojë të tregojë kualitetin edhe në Premierligë.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Villa ka arritur marrëveshje me Dortmundin për Malen, kartoni i të cilit vlen 23 milionë euro plus bonuset.

“Aston Villa ka arritur marrëveshje për të transferuar Donyell Malen nga BVB, e kryer”.

“Marrëveshja arrihet me Dortmundin për 23 milionë euro plus 3 milionë euro shtesë”.

Testet mjekësorë dhe hapat zyrtar do të kryhen për ta mbyllur marrëveshjen. Marrëveshje e plot edhe me lojtarin”, shkroi ai.

Villa ndërkohë është afër edhe të sigurojë kualifikimin direkt në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, kurse me Malen do të provojnë të sigurojnë top katërshen sërish këtë sezon në Premierligë.

Lajme të ngjashme