E kryer, Armando Broja në verë largohet nga Chelsea
Sulmuesi shqiptar Armando Broja në verë do të largohet përfundimisht nga Chelsea.
“Blutë” dhe lojtari kanë arritur marrëveshje për t’i ndarë rrugët në verë, pasi dështoi ta tregonte kualitetin këtë sezon, ku u huazua te Fulhami por edhe aty nuk është që gjeti formën që pritej.
Gazetari italian Fabrizio Romano ka konfirmuar se Broja në verë sapo të rikthehet nga Fulhami do të shitet në verë.
“Chelsea dhe Armando Broja po planifikojnë të ndajnë rrugët këtë verë”.
“Shitje e përhershme pritet të ndodhë sapo të rikthehet nga Fulhami në formë huazimi”.
“Sulmuesi shqiptar është në listën e disa klubeve evropiane dhe Premierligës, që po e vlerësojnë si opsioni kryesor”, shkroi ai.
🚨🔵 EXCL: Chelsea and Armando Broja are planning to part ways this summer.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 7, 2024
Permanent transfer expected as soon as he returns from Fulham loan. 🇦🇱
Albanian number one striker’s on the list of several clubs in Europe and Premier League, looking at him as main option. pic.twitter.com/g5kVQhLdcK
Ndërkohë, Broja që disa vite është i lidhur me kalimin te West Ham United, ose në Itali me Napolin e AC Milanin që kanë shprehur gatishmëri për ta blerë qysh në verë.
Chelsea gjithashtu shpreson të fitojë rreth 50 milionë euro për qendërsulmuesin, që do t’i rrit fundet për të investuar në transferimin e Victor Osimhenit nga Napoli.