E kryer, Al Ahli arrin marrëveshje me Man Cityn për Riyad Mahrezin - NACIONALE

E kryer, Al Ahli arrin marrëveshje me Man Cityn për Riyad Mahrezin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Ahli ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin Riyad Mahrez nga Manchester City në një marrëveshje 35 milionë euro (30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse).

32-vjeçari së shpejti do t’i kryejë vetëm testet mjekësore para se të kompletojë kalimin në Arabinë Saudite, ku do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me opsion vazhdimi për një tjetër.

Sipas “The Athletic”, Man City ishte i hapur për ta mbajtur Mahrezin, por lojtari ishte i ‘etur’ për një kalim në Arabinë Saudite prandaj preferuan shitjen në mënyrë që të mos e humbasin si agjent të lirë.

Në të njëjtën kohë, kampioni i Premierligës është duke bërë çmos për ta bindur Bernardo Silvan të vazhdojë në “Etihad”, i cili po kërkohet me ngulm nga klubi tjetër arab Al Hilal.

Portugezit tani i është ofruar pozita e Ilkay Gundoganit që kaloi te Barcelona, meqenëse City dështoi ta transferonte Declan Rice, që iu bashkua Arsenalit.

Sidoqoftë, gjiganti anglez pritet të ‘hidhet’ sërish në treg për ta gjetur pasuesin e Mahrezit.

Mahrez në anën tjetër do të pasurohet mjaftë shumë në Arabinë Saudite, ku do të fitojë rreth 25 milionë euro për vit. Algjeriani te Al Ahli do të jetë bashkëlojtar me Roberto Firminon, derisa mund t’iu bashkohet shumë shpejtë edhe Fabinho i Liverpoolit.

Lajme të ngjashme