E konfirmuar: Hansi Flick do të emërohet trajner i Barcelonës
Barcelona njoftoi çaste më parë se ka shkarkuar Xavi Hernandezin, ndërsa tani eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se klubi katalunas ka arritur marrëveshje me Hansi Flick.
Ende asgjë nuk është zyrtarizuar nga Barcelona, pasi klubi po pret për ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Sevillës, që do të jetë edhe përballja e fundit ku Xavi do të jetë në krye të klubit.
Marrëveshja është arritur me trajnerin gjerman, e aprovuar nga agjenti i Hansi Flick, Pini Zahavi.
🚨🔵🔴 Hansi Flick becomes new Barcelona head coach, confirmed and here we go!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 24, 2024
The agreement has been completed, worked and now approved by his agent Pini Zahavi on a two year deal.
Contract until 2026.
Understand Flick will bring two German assistants as part of his staff. pic.twitter.com/p702Gu2nWT
Hansi Flick do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Barcelonën, që rrjedhimisht do të zgjasë deri në vitin 2026 dhe ai do t'i marrë me vete dy asistentët e tij nga Gjermania si pjesë e kësaj marrëveshje.
Kujtojmë se Hansi Flick është i papunë që nga shtatori i vitit të kaluar kur u shkarkua nga Gjermania, por ai njihet për periudhën e tij të artë me Bayern Munich kur fitoi tripletën, duke triumfuar në Ligë të Kampionëve, Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë.