E konfirmon presidenti, PSG synon transferimin e Rashford
Presidenti i Paris Siant-German, Nasser Al-Khelaifi thotë se klubi francez do të provojë transferimin e yllit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford qysh në afatin e janarit.
Gjiganti francez është admirues i anglez që një kohë të gjatë, derisa diskutoi një lëvizje të tillë me përfaqësuesit e lojtarit në verën e kaluar.
Pas një sezoni zhgënjyes 2021/22, e ardhmja e 25-vjecarit në "Old Trafford" ishte i pasigurt.
Sidoqoftë, tani ka rikthyer formën nën urdhrat e Erik ten Hag duke shënuar tetë gola si dhe rifituar pozitën te kombëtarja e Anglisë.
Mirëpo, kontrata e tij skadon në verën e vitit 2023, edhe pse klubi anglez ka një klauzolë që e vazhdon për 12 muaj.
Në rast që kjo nuk aktivizohet para janarit, PSG do të nis negociatat menjëherë për të provuar ta bind lojtarin.
"Sërish, është një lojtar i mrekullueshëm dhe sigurisht, Rashford falas, të gjithë klubet do të shkonin pas tij".
"Nuk ka nevojë për ta fshehur, kemi biseduar në të kaluarën por nuk ishte moment i mirë për dy palët. Ndoshta verën e ardhshme pse jo? Nëse sot do të ishte agjent i lirë do flisnim direkt, por nuk do të flasim tani për të".
"Lëreni të fokusohet në Kupën e Botës dhe të shpresojmë që në janar do të bisedojmë për të", deklaroi ai.
Raportimet e fundit kanë treguar se Man United është duke përgatitur një ofertë afatgjatë për anglezin.
Duke iu përgjigjur interesimit të Parisit verën e kaluar, Rashford deklaroi se ndihet i lumtur në "Old Trafford", te klubi i fëmijërisë.
"Jam 100 për qind i fokusuar te Man United. Kjo është e paprekshme për mua".
“E vetmja gjë që mbetet e njëjtë është përkushtimi dhe përkushtimi juaj ndaj stërvitjeve dhe lojërave. Ndjej se sido që të jetë situata duhet të jap 100 për qind për veten, familjen, miqtë dhe fansat.
“Për mua, gjithmonë kam dashur të jem në Manchester United për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të konkurroj për trofe në klub. Shpresojmë se mund t'i rikthehemi ta bëjmë këtë dhe është diçka që unë patjetër po e shtyj ta bëj.
Rashford ka shijuar një fushatë mbresëlënëse në Kupën e Botës në Katar, duke shënuar kundër Iranit dhe duke shtuar dy të tjerë këtë numër në ndeshjen e fundit në grup kundër Uellsit.
Pasi e ka nisur nga stoli në fitoren e 16-tës së fundit ndaj Senegalit, ai do të shpresojë të rimarrë vendin e tij në formacionin fillestar për përballjen çerekfinale të së shtunës kundër Francës.