E konfirmon presidenti: Neymar rikthehet te Santos - NACIONALE

E konfirmon presidenti: Neymar rikthehet te Santos

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Neymar është rikthyer te Santos pas 12 viteve në Evropë. Presidenti i klubit Marcelo Teixeira ka njoftuar afrimin e brazilianit me një video në rrjetet sociale.

Neymar e ndërpreu kontratën me Al Hilal, ku thuhet se pranoi të humbjte plot 65 milionë euro vetëm që të largohet falas, ndërsa do t’i bashkohet ish skuadrës për gjashtë muaj.

Kjo do të jetë kontrata e shkurtër për Neymarin te Santos, ndërsa gjiganti brazilian pritet të provojë t’ia vazhdojë kontratën deri më 2026.

Debutimi i Neymar pritet të bëhet më 5 shkurt, pra në ditëlindjen e tij, kur t’i mbushë 33 vjeç. Klubi i ri do të përballet me Botafogon.

Që nga Kupa e Botës 2022, Neymar ka zhvilluar vetëm 20 paraqitje në dy vite. Edhe pse nënshkroi për Al Hilal për 90 milionë euro në gushtin e vitit 2023, sulmuesi zhvilloi vetëm shtatë paraqitje për klubin arab, ku realizoi një gol dhe dhuroi dy asistime.

Me trajnerin e ri Jorge Jesus, Neymar as s’u regjistrua për pjesën e dytë të sezonit. Braziliani ka zhvilluar vetëm dy paraqitje këtë sezon në Ligën e Kampionëve për Azi, kundër Al-Ain dhe Esteghlal.

Lajme të ngjashme