E konfirmon Pedri, merr fund për të “Euro 2024”
Mesfushori Pedri ka konfirmuar se më nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Spanjën në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Spanjolli u lëndua gjatë një ndërhyrje të Toni Kroos, ku pas testeve të bëra ka rezultuar se ka probleme në gju dhe nuk do të shërohet në kohë për ta ndihmuar “La Roja” në gjysmëfinale, apo edhe finale nëse kualifikohen.
“Do të qëndroj këtu deri në fund, sepse ëndrra vazhdon... momenti më i vështirë për mua ka kaluar”.
“Do të jem së shpejti në fuqinë më të madhe te Barcelona... tani jemi gati të luftojmë për ëndrrën tonë me Spanjën, jemi familje”, tha ai.
Ndërkohë, Pedri e falënderoi edhe rivalin Toni Kroos, i cili i kishte kërkuar falje për ndërhyrjen e shkaktuar.
“Më lëni të them gjithashtu, faleminderit Toni Kroos për mesazhin tuaj. Ky është futboll dhe këso gjëra ndodhin. Karriera jote dhe rekordi yt do të mbesin përgjithmonë”.