E jashtëzakonshme: KB Bashkimi e transferon ish-lojtarin e Oklahoma City Thunder - NACIONALE

E jashtëzakonshme: KB Bashkimi e transferon ish-lojtarin e Oklahoma City Thunder

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një lajm i jashtëzakonshëm ka ardhur sot nga KB Bashkimi për basketbollin kosovar. Ata kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje për ish-lojtarin e NBA-së, Terrance Ferguson, i cili numëron mbi 200 ndeshje në ligën më të fortë në botë.

Ferguson i zgjedhur në draftin e vitit 2017 nga Oklahoma City Thunder, zhvilloi 204 ndeshje në NBA me dy skuadra, duke përfshirë 13 paraqitje me Philadelphia 76ers.

Sezoni i tij më i mirë ishte ai 2018-19, ku luajti në 74 ndeshje sezonale dhe në të gjitha ishte startues.

Ferguson ka përvojen e të luajturit edhe në play-off, dhe lirisht mund të konsiderohet si emri më i madh që ka arritur në basketbollin kosovar që nga koha e Acie Earl.

25-vjeçari nuk luan në NBA që nga viti 2021 dhe ka ndërruar ambient katër herë, duke luajtur në vende si Greqi, Poloni e së fundmi edhe në Afrikën e Jugut.

Në vitin 2022 ai u shpall kampion me skuadrën e tij në NBA G-League.

Njoftimin për transferimin e Ferguson te KB Bashkimi, e bëri vet klubi në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme