E jashtëzakonshme: Edon Zhegrova pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Francë - NACIONALE

E jashtëzakonshme: Edon Zhegrova pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Francë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Kosovës Edon Zhegrova ka zënë vend në formacionin më të mirë të vitit për 2024 te gazeta më e madhe franceze “L’Equipe”.

Zhegrova me paraqitjet e mrekullueshme gjatë tërë vitit është përzgjedhur në këtë 11-she, ku pranë ka shumë emra të mëdhenj si Kylian Mbappe, Marquinhos e Achraf Hakimi.

Formacioni më i mirë i vitit duket kështu: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Yoro, Mendes; Zhegrova, Vitinha, Lees-Melou, Barcola; Mbappe, David.

Ai ndër të tjera edhe ka shpërndarë këtë në “InstaStory”, duke shkruar “Pjesë e formacionit të vitit nga L’Equipe”.

Përndryshe, ylli i Kosovës pritet të qëndrojë deri në verë te Lille e pastaj të bëjë hapin e madh në karrierë, me top gjigantët italianë si Juventus, Milan e Napoli që po e përcjellin nga afër.

Lajme të ngjashme