“E futi në xhep” – Kyle Walker lartësohet për paraqitjen mahnitëse kundër Viniciusit - NACIONALE

“E futi në xhep” – Kyle Walker lartësohet për paraqitjen mahnitëse kundër Viniciusit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kyle Walker është cilësuar si bishë nga Thierry Henry, pas një paraqitjeje tjetër mahnitëse të mbrojtësit anësor të Manchester Cityt kundër Vinicius Juniorit të Real Madridit.

Walker ishte padyshim shumë më i mirë se Vinicius në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Etihad Stadium të mërkurën, në të cilën gjiganti i Premierligës e shkatërroi 4:0 Real Madridin.

Ai u përkujdes të mos e lejojë anësorin brazilian të kalojë apo të krijojë ndonjë rast shënimi për vizitorët, duke e lënë nën hije tërë ndeshjen.

Ish-sulmuesi francez Henry mbeti i mahnitur nga loja e anglezit.

“Walkeri është bishë. Kurdo që detyrosh të vraposh kundër tij, mund thjesht të mos vraposh. Në një rast, ai ishte mbrapa Viniciusit, por thjesht e zuri atë, ia mori topin dhe e shikoi e i tha ‘ditën e mirë’. Ai e futi atë në xhep. Në fakt, ai i fut në xhep shumë lojtarë të shkëlqyer. Nuk është e lehtë ta mposhtësh atë. Duhet t’ia japësh hakun”, tha Henry.

Edhe vetë Walkeri ishte i habitur me paraqitjen e vet kundër Viniciusit.

“Duhet të jesh paksa arrogant sikur sulmuesit, unë besoj në shpejtësinë time dhe luftojë kokë me kokë me ta. Besoj se jam më i madh se ai dhe mund ta shfrytëzoj mbizotërimin tim fizik. Ai është fantastik, por duhet t’i përdorësh armët më të forta që ke”, tha Walker për duelin e Viniciusin.

Walker synon tripletën me Cityn, pasi skuadra e Pep Guardiolës është buzë titullit në Premierligë, në gjysmëfinale të FA Cup dhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme