“E doja te Chelsea”, Lampard tregon sa ishte i dëshpëruar për Rice - NACIONALE

“E doja te Chelsea”, Lampard tregon sa ishte i dëshpëruar për Rice

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Frank Lampard ka pranuar se ishte i dëshpëruar për të nënshkruar me mesfushorin Declan Rice në vitin e parë te Chelsea.

Chelsea në të kaluarën ishte i interesuar për të transferuar anglezin, por që asnjëherë marrëveshja nuk ishte as afër shkaku që West Ham nuk pranonte ta shiste.

Por, tani situata ka ndryshuar dhe Rice pritet t’i bashkohet Arsenalit në një marrëveshje mbi 100 milionë funte.

Sidoqoftë, duke folur në podcastin “Diary of a CEO”, Lampard ka treguar se provoi ta bindte klubin londinez për të transferuar Rice.

Chelsea e fitoi Ligën e Kampionëve pasi u largova dhe natë pikë mendon “Çfarë është hapi i radhës për skuadrën”.

Ndoshta disa lojtarë u larguan gjatë asaj periudhe dhe në aspektin e përforcimeve dëshiron t’i sjellësh disa lojtarë për të ardhmen”.

Kur isha te Chelsea, e doja Declan Rice. Mendohesha “Ky djalë do të jetë kapiteni i Chelseas për 10 vitet e ardhshme, mirëpo nuk ndodhi”.

Lampard pastaj u rikthye te Chelsea në fundin e sezonit të kaluar pasi Graham Potter u shkarkua, por që s’arriti të bëjë gjë me klubin londinez që e përfundoi edicionin si vend i 12-të.

Pas largimit të anglezit, Cheksea punësoi Mauricio Pochettinon i cili do të jetë në krye për vitet në vijim dhe tani është duke e zhvilluar fazën parapërgatitore.

Lajme të ngjashme