“E ardhmja ime është te Milani”, Leao hedh poshtë spekulimet për largimin e mundshëm - NACIONALE

“E ardhmja ime është te Milani”, Leao hedh poshtë spekulimet për largimin e mundshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Rafael Leao e ka distancuar vetën nga spekulimet e fundit për një kalim të mundshëm te Chelsea në afatin kalimtar veror, duke insistuar se e ardhmja e tij është te Milani.

24-vjeçari vlerësohet si ndër lojtarët më emocionues në botën e futbollit, duke regjistruar katër gola dhe dhuruar shtatë asistime për “Rossonerët” këtë sezon.

Pavarësisht që ekziston klauzola e lirimit, Leao ka bërë të qartë se as nuk është duke e menduar largimin nga Milani.

“Është shtëpia ime. Më pëlqen gjithçka. Të bëj shoping, fashioni edhe moti sepse është i ngjashëm me atë në Portugali”.

“Nëse mendoni se është ftohët, atëherë shkoni në Lille. Pastaj ushqimi, më pëlqen gjithçka. E ardhmja ime është te Milani, jam këtu dhe kam edhe katër vite të mbetura në kontratë”.

“Milan më ndihmoi kur isha në një situatë të vështirë dhe më kanë mbështetur. Nuk do ta harroj, jam besnik”.

“Isha fëmijë kur erdha dhe tani jam një person i rritur edhe si futbollist. Dua të fitoj sërish, koka ime është këtu”.

Leao ndër të tjera tha se motivohet më shumë nga magjia e lojës se sa statistikat.

“Më pëlqejnë golat e bukur, sigurisht do të më pëlqente të shënoja më shumë, por të bëj asistime gjithashtu. Jam lojtar i kompletuar".

“Futbolli i sotit është vetëm për statistika dhe nuk më pëlqen. Futbolli është magji dhe gëzim. Njerëzit që flasin vetëm për numra më bëjnë nervoz”.

“Kritikat gjithashtu më motivojnë. Ndonjëherë zemërohem, por nuk është konstruktive”.

Lajme të ngjashme