Dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar edhe në raport të Interpolit - NACIONALE

Dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar edhe në raport të Interpolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Javë më parë në dy mediume të mëdha franceze u publikuan akuza, që përmendin klubin nga Podujeva, Llapin, për kurdisje të katër ndeshjeve në Superligën e Kosovës, ndërsa tani këto dyshime janë gjetur edhe në raportin e organizatës ndërkombëtare kundër krimit të organizuar, Interpol.

Le Figaro ishte e para që raportoi për kurdisje ndeshjes dhe nëntë persona të arrestuar por pa cekur emrin e skuadrës, për të cilën dyshohej, ndërsa Le Parisen pak orë më vonë shkroi se bëhej fjalë për Llapin.

Këto hetime sipas dy gazetave prestigjioze franceze kishin zgjatur më shumë se një vit, ku kanë arritur ta kapin rrjetin e organizuar, për të arrestuar nëntë persona, nga të cilët katër raportohej se ishin nga Kosova.

Tani në raportin e Interpolit të quajtur ‘Integriteti në Sport’, ka përmendur rastin e njëjtë, duke thënë se ata që kurdisën ndeshjet kishin bazën në Kosovë dhe Francë.

“Skandali për kurdisje ndeshjes ka tronditur kampionatin e futbollit kosovar. Personat që kanë vënë baste bazën e kishin në Kosovë dhe Francë, ndërsa aktiviteti i tyre kriminal në mënyrë të organizuar ishte duke u hetuar për më shumë se një vit”, thuhet ndër të tjera në raportin e organizatës ndërkombëtare kundër krimit, Interpol.

Lajme të ngjashme