Dybala: Tre vitet e fundit te Juve nuk ishin të lehta, Mourinho më bindi për kalimin te Roma - NACIONALE

Dybala: Tre vitet e fundit te Juve nuk ishin të lehta, Mourinho më bindi për kalimin te Roma

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Paulo Dybala ka pranuar se ishte trajneri Jose Mourinho që e bindi për kalimin te Roma, derisa tregoi për vështirësitë në vitet e fundit te Juventus.

Argjentinasi kaloi si agjenti i lirë pas një dekade te “Zonja e Vjetër”, te rivali Roma, me të cilët nënshkroi kontratë afatgjatë.

Së fundmi në një intervistë për “ESPN”, Dybala pranoi se vitet e fundit kishte vështirësi te Juve, por që pastaj kaloi te Roma falë Mourinhos.

"Vitet e fundit te Juventus nuk kanë qenë të lehta, një ndryshim skenari nuk ishte i mirë për mua. Mourinho pastaj më telefonoi dhe për disa minuta vendosa".

"Ai (Mourinho) më foli për projektin dhe dëshirën që të vazhdojnë me fitore sic bënë vitin e kaluar. Të jem protagonist në një skuadër të tillë më ndihmon shumë. Mikpritja nga tifozët? Ishte e paparë. Kur hynë në stadium, je me bashkëlojtarët. Tifozët e Romës janë njësoj si të argjentinës nga pasioni dhe koncentrimi".

"Kanë një çmenduri të bukur. E ndjej këtë, për ta Roma vjen njëherë pastaj familja. Ata jetojnë për futboll të tillë".

Argjentinasi gjithashtu shpjegoi si Mourinho e bindi për kalimin te Roma dhe një bisedë që e kishte bërë me teknikun portugez sa ishte pjesë e Juves.

"Te Roma me Juventus ishim duke fituar 4:3, pastaj trajneri më largoi. Mourinho pastaj erdhi tek stoli dhe më tha "Je në fenomen". Ky episod mbeti në kokën time, por nuk mund ta dija se çfarë do të bëhej me rinovimin e kontratës te Juve. Kur ai më telefonoi për herë të parë, më pyeti nëse e kujtoj atë moment. Dhe i thashë "sigurisht, nuk mund ta harroj. Ishte nder", pastaj ai më tha "Mirë, tani ti duhet ta bësh për mua".

"Më telefonoi edhe në ditët e tjera dhe ishte e lehtë të vendosësh. Të punosh me të është e lehtë. Flas me të për gjithçka, ai i njeh mirë të gjithë lojtarët, nga elita në kategorinë tre. Ka një grup me persona me të cilët punon. Isha i befasuar nga Mourinho, i shikon të gjithë njëjtë. Ndonjëherë në fushë të bën të mendosh ndryshe. Pastaj e pashë të zemëruar... Jam shumë i lumtur te Roma, kur ndihesh mirë, është e lehtë".

Në fund, Dybala foli për Kupën e Botës, të cilën nuk dëshiron ta humbet dhe është i gatshëm të jep më të mirën.

"Kur Kupa e Botës afrohet, ti gjithmonë dëshiron të jesh me kombëtaren. Nuk doja ta humbja. Të gjithë punuam që të shkojmë në Kupën e Botës, pastaj është përzgjedhësi që e bënë listën".

"Si argjentinas gjithmonë është iluzioni në pritje për Kupën e Botës. Personalisht do të punoj në të njëjtën mënyrë: duke dhënë gjithçka për klubin, trajnerin, më shikoni dhe do të më besoni".

Lajme të ngjashme