Dy tifozë të Lilles goditen me thikë para përballjes me Bolognën
Lille ka njoftuar se dy tifozë të klubit kanë mbetur të therur me thikë, pasi një grup i tifozëve të Bolognas i kanë sulmuar ata në një lokal para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Lille lëshoi një deklaratë në rrjetet sociale duke dënuar "këtë sulm frikacak dhe të patolerueshëm", për të cilin ata thanë se ndodhi të martën.
"Gjatë pritës, e cila besohet të ketë përfshirë rreth tetëdhjetë sulmues, dy nga mbështetësit tanë pësuan plagë me thikë, mes lëndimeve të tjera, dhe iu dha trajtim mjekësor," tha Lille.
Le LOSC a été informé qu’un groupe de supporters lillois a été victime, hier, d’une attaque collective à Bologne. 2 supporters ont été blessés à l’arme blanche et pris en charge médicalement.
— LOSC (@losclive) November 27, 2024
Nous vous appelons à faire preuve de la plus grande vigilance ! #BolognaLOSC
Lille tha se policia italiane ka përforcuar mbrojtjen e tifozëve të saj përpara ndeshjes.
“Megjithatë, LOSC u bën thirrje mbështetësve të tyre në Bologna që të jenë jashtëzakonisht vigjilentë, për të siguruar që udhëtimi të zhvillohet në kushte të sigurta”, tha klubi.