Dy tifozë të Brightonit goditën me thikë dhe grabitën para ndeshjes ndaj Romës
Dy tifozë të Brightonit janë goditur me thikë dhe rrëmbyer në kryeqytetin e Italisë, para ndeshjes së Ligës të Evropës ndaj Romës.
Gazetat italiane, përfshirë “Gazzetta dello Sport” raportojnë se dy tifozë anglezë kanë qenë në një restorant, kur disa persona me maska i kanë grabitur.
Spas tyre, gjashtë ose shtatë persona me maska i goditën me thikë në këmbë dhe pastaj ia grabitën kuletat dhe të gjithë dokumentet që kishin.
Menjëherë pas kësaj, tifozët e Brightonit u dërguan në spital, ndërsa ndodhën jashtë rrezikut për jetë.
Investimet paraeliminare të Policisë Italiane kanë nisur, ndërsa sugjerojnë se kjo nuk ishte paraparë nga tifozët ultra të Romës.
Përndryshe, Roma do ta zhvillojë të enjten përballjen e vështirë ndaj Brightonit, në kuadër të raundit të play-offit për Ligën e Evropës.
Të dy skuadrat po kalojnë një formë të mirë dhe do të kërkojnë vetëm fitore, që ta marrin avantazhin për përballjen kthyese.