Dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës: Llapi kërkon fitoren e radhës kundër Ferizajit
Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje të reja në kampionatin e vitit 2024/225.
Sot me dy ndeshje do të nis xhiroja e gjashtë e ligës elitare kosovare.
Ferizaji është nikoqir i Llapit, një skuadre që arriti fitore të vlefshme ndaj Dritës. Në këtë ndeshje, Ferizaji e kërkon këndelljen nga një seri prej tri humbjeve.
Ndërsa ndeshja e dytë që do të zhvillohet është ajo në mes ekipit të Suharekës dhe Feronikelit 74. Sjellim ndër mend që Suhareka është në një formë të shkëlqyer, duke mos e shijuar asnjë humbje.
E Feronikeli 74 do të mundohet të nxjerr fitoren e parë kampionale.